HomeNostalgji

Nëntë vite nga vdekja e Paul Walker! Vin Diesel kujton mikun e tij me fjalët prekëse

Nëntë vite nga vdekja e Paul Walker! Vin Diesel kujton mikun e tij me fjalët prekëse

Kanë kaluar nëntë vjet që kur aktori i mirënjohur Paul Walker vdiq në një aksident me makinë. Marrëdhënia mes aktorit të ndjerë dhe Vin Diesel ishte e njohur, pasi ata i bashkoi një miqësi e gjatë, por edhe partneriteti i tyre kinematografik në “Fast & Furious”.

Diesel nuk e ka harruar Walker-in dhe me rastin e përvjetorit të vdekjes ka postuar në Instagram një foto të tyre së bashku. “Nëntë vjet…të dua dhe më mungon”, shkroi Diesel krahas postimit.