9 vjet më parë, më 3 shkurt 2017, u shua shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli, në moshën 85-vjeçare.
Krijimtaria letrare që la pas përfshin një larmi gjinish, si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash.
Për vite me radhë, drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ushtroi profesionin e gazetarit në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për disa legjislatura, shërbeu si deputet.
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas.
Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në këto tone, ka shkruar romanin “Komisari Memo” (1969), si edhe një sërë vjershash dhe poemash, në të cilat pasqyrohet fryma heroike e periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare.
Mes krijimeve të tij satirike, romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) veçohet për një kontribut letrar të pamohueshëm.
Krahas këtyre angazhimeve, pena e tij arriti të depërtonte në “terrenin” e tingujve, pasi ishte edhe tekstshkrues këngësh. Mes titujve më të njohur përmendim: “Kush më njeh mua”, prezantuar në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, si edhe “Kur të jesh mërzitur shumë”. A.K

