HomeAktualitet

Nëse doni vetëm det dhe diell… Ky është plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

Nëse doni vetëm det dhe diell… Ky është plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

Kjo është rruga që të çon drejt Plazhit të Semanit ne Fier. I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.

Megjithëse në jug të vendit çadra kushton nga 20-50 euro, besojeni ose jo që plazhi i Semanit nuk do t’iu zhgënjejë pasi këtu çadra kushton vetëm 300 lekë të reja. Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit.

“Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër. Semani i bën zili çdo vendi tjetër. Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët dhe është lirë”– shprehen pushuesit.