HomeBota

Nëse gjermanët refuzojnë, NATO do t’i vendos armët bërthamore në vendet anëtare të Evropës lindore me shumë gjasa në Ballkan

Nëse gjermanët refuzojnë, NATO do t’i vendos armët bërthamore në vendet anëtare të Evropës lindore me shumë gjasa në Ballkan

Nëse Gjermania nuk pranon që të vendoset në vendin e saj një armë bërthamore e NATO-s, ajo do të transferohet në vendet e tjera evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i asaj Aleancës, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se ende shpreson që “Gjermania të mbetet pjesë e programit bërthamor të NATO-s”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin e mbrojtjes së Evropës”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjermanët refuzonin të mbanin armët bërthamore të NATO-s në territorin e tyre, Stoltenbegr tha “Alternativat janë marrëveshje të ndryshme dypalëshe”.

“Gjermania, natyrisht, ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron armë bërthamore në territorin e saj apo jo, por më pas do të përfundojmë me vendosjen e këtyre armëve bërthamore në vende të tjera evropiane në lindje të Gjermanisë”, tha Stoltenberg.