HomeDebat

New York Times artikull me 9 autorë dhe Berisha e quajti ‘letër higjienike’! Ironia Mero Bazes: “Letrën higjienike” të Enver Hoxhës e quan ‘fakt tronditës’

New York Times artikull me 9 autorë dhe Berisha e quajti ‘letër higjienike’! Ironia Mero Bazes: “Letrën higjienike” të Enver Hoxhës e quan ‘fakt tronditës’

Botuesi i gazetës ‘Tema’, Mero Baze, nëpërmjet një shënimi ironik në profilin e tij në rrjetin social facebook ka sjell në vëmendje shkrimin e dikurshëm me 9 autorë të ‘New York Times’ ku provohej që djali i Berishës qëndronte pas aferës së Gërdecit dhe Berisha e quajti atë gazetë ‘letër higjienike’, ndërkohë që tani një ‘letër higjienike’ e Enver Hoxhës arrin të shkruajë te rubrika e komenteve në një gazetë amerikane, Berisha e quan ‘artikull tronditës’.

‘Në fakt të tronditur jemi nga gjithë këta të rrjedhur që kanë zaptuar opozitën.’ – përfundon ironinë e tij Baze.

Më poshtë postimi i plotë i botuesit Mero Baze:

New York Times shkuajti një nga artikujtë më të rëndësishëm të historisë së saj me 9 autorë në vitin 2008, ku provoi që djali Sali Berishës, qëndronte pas biznesit të fishekëve në Gërdec dhe Berisha e quajti letër higjenike.

Tani që një letër higjenike e Enver Hoxhës, nga ata që e ndante me urdhër nga gruaja, ka bërë një koment tek një faqeonline, si ata që komentojnë tek blogu i Temës, e quan artikull dhe do që edhe të tronditemi.