HomeAktualitet

Nga Bledi Mane: Më në fund vjen edhe një kërcënim nga opozita e Lushnjës

Nga Bledi Mane: Më në fund vjen edhe një kërcënim nga opozita e Lushnjës

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Në të djathtën tuaj i rrethuar nga një zemër virtuale është ai, Mak Shehu nga Lushnja me mustaqe dhe me egërsi të kontaminuar porsi trangujt e Savrës.

Ky përfitues i tenderit të plehrave të Bashkisë së Lushnjës, që këto 4 vite nuk e pastroi kurrë dhe përlau miliona euro nga taksapaguesit lokalë, ka rreth 2 muaj që përveç kërcënimeve në faceebook-n tim, po më bezdis edhe si një mushkonjë Karavastaje.

Nëse dikush prej jush të dashur miq e njeh këtë mysybetin vegël të kryebashkiakut Fatos Tushe, ju lutem thuajini që unë nuk trembem por do u shkoj deri në fund tenderimeve kleptomane të këtij trampolinit politik.

Ej Mak nëse po më lexon, mos e tepro që as unë mos e teproj!

Shënim i rëndësishëm/ Egziston një padrejtësi mes emrit Mak, mustaqeve dhe Lushnjes. ??