HomeAktualitetKryesore

Nga kontratat korruptive anti-Covid, orgjitë dhe pushimet jashtë: Këta janë politikanët që e pësuan keq pasi abuzuan me pushtetin

Nga kontratat korruptive anti-Covid, orgjitë dhe pushimet jashtë: Këta janë politikanët që e pësuan keq pasi abuzuan me pushtetin

Kontrata të dyshimta, pushime sekrete në ishuj dhe madje një orgji në grupe bllok- shumë politikanë e kanë pësuar keq ndaj kufizimeve të koronavirusit ose kanë abuzuar me pozicionet e tyre të pushtetit dhe janë detyruar të japin dorëheqjen.

Asnjë pozicion nuk ishte shumë i shenjtë, me anëtarët e parlamentit, ministrat e shëndetësisë dhe madje edhe krerët e qeverive që u larguan. Disa dhanë dorëheqjen pas shkeljeve të profilit të lartë të rregullave, të tilla si ish-Komisioneri i BE, Phil Hogan i cili u largua nga detyra pasi ndoqi një darkë golfi që shkeli kufizimet e koronavirusit të Irlandës.

Të tjerë si ish-ministrat e Shëndetësisë në Republikën Çeke dhe Poloni – Adam Vojt?ch dhe ?ukasz Szumowski – dhanë dorëheqjen ndërsa numrat e rasteve të infektimeve në vendet e tyre dolën jashtë kontrollit.

Vetëm një pjesë e vogël dha dorëheqjen ose u pushua nga puna pas mosrespektimit të vendime e mara, siç ishte ish-kreu i Këshillit Evropian të Kërkimit, Mauro Ferrari, i cili kritikoi përgjigjen e BE-së ndaj koronavirusit, ose Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Çeke Jan Blatný i cili refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

“Politico” i ka përmbledhur rastet e politikanëve që u rrëzuan keqas dhe lanë detyrën për shkak të pandemisë, ose dolën jashtë, duke qëndruar larg skenës politike.

19 Mars 2020

Bruno Bruins, Holandë. Ministër i kujdesit mjekësor. Jep dorëheqjen në parlament, pasi u ezurua nga lodhja e menaxhimit të Pandemisë

26 Mars 2020

Victor Costache, Rumani. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen mes rritjes së numrave të koronavirusit.

5 Prill 2020

Catherine Calderwood, Mbretëria e Bashkuar. Kryeshefja Zyrës skoceze të Mjekësisë. Jep dorëheqjen pasi shkeli rregullat e izolimit.

7 Prill 2020

Mauro Ferrari, Itali. kreu i Këshillit Evropian të Kërkimit. Dha dorëheqjen si protestë për përgjigjen pandemike të BE.

5 maj 2020

Neil Ferguson, Mbretëria e Bashkuar. Këshilltar shkencor qeveritar. Jep dorëheqjen pas raporteve se e dashura i shkoi në shtëpi, duke shkelur orarin e kufizimeve.

26 maj 2020

Douglas Ross, Mbretëria e Bashkuar. Ministri i Zyrës së Skocisë. U shkarkua për protesta për udhëtimin e shkeljes së rregullave nga ndihmësi i Kryeministrit Dominic Cummings (i cili nuk dha dorëheqjen vetë).

18 gusht 2020

Lukasz Szumowski, Poloni. Ministër i shëndetësisë. Jep dorëheqjen pas rritjes së shifrave të infeksioneve të koronavirusit.

21 gusht 2020

Jerry Buttimer, Irlandë. Zëvendëskryetari i Senatit. Dha dorëheqjen për skandalin “Golfgate”, pasi nuk zbatoi rregullat e izolimit.

21 gusht 2020

Dara Calleary, Irlandë. Ministër i bujqësisë. Dha dorëheqjen për skandalin “Golfgate”, pasi i shkeli, nuk zbatoi rregullat e izolimit.

24 gusht 2020

Donie Cassidy, Irlandë. Senator, dha dorëheqjen për skandalin “Golfgate”, pasi shkeli dhe nuk zbatoi rregullat e izolimit.

27 gusht 2020

Phil Hogan, komisioner i BE për Tregtinë, dha dorëheqjen për skandalin “Golfgate”, pasi shkeli dhe nuk zbatoi rregullat e izolimit..

21 shtator 2020

Adam Vojtěch, Republikë Çeke. Ministër i shëndetësisë. Jep dorëheqjen pas rritjeve të infeksioneve të të koronavirusit.

1 tetor 2020

Margaret Ferrier, Mbretëria e Bashkuar. Deputete e SNP, e përjashtuar nga partia për shkeljen e rregullave të koronavirusit. Më vonë u arrestua.

23 tetor 2020

Roman Prymula, Republika Çeke. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen pasi ka shkelur rregullat e koronavirusit.

11 nëntor 2020

Mogens Jensen, Danimarkë. Ministër i bujqësisë. U largua pasi kërkoi vrasjen e kafshëve që lidhen me COVID

29 Nëntor 2020

József Szájer, Hungari. Eurodeputet i Fidesz. U përjashtua pas skandalit të mbrëmjes së orgjisë në Bruksel duke thyer rregullat e izolimit.

6 janar 2021

Dan Eliasson, Suedi. Drejtor, Agjencia e Emergjencave Civile. Jep dorëheqjen pasi shkoi me pushime në Ishujt Kanarie.

23 janar 2021

Miguel Ángel Villarroya, Spanjë. Shefi ushtarak. I larguar pas dhënies preferenciale të vaksinave.

26 Janar 2021

Guiseppe Conte, Itali. Kryeministër. I larguar pas përplasjeve dhe debateve parlamentare mbi planet e rimëkëmbjes së koronavirusit, duke mos pasur mazhorancën për të qeverisur. Në vend të tij u caktua eksperti Mario Draghi.

8 Mars 2021

Georg Nüßlein, Gjermani. Ligjvënës i CSU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes për blerjen e maskave.

8 Mars 2021

Nikolas Löbel, Gjermani. Ligjvënës i CDU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes për blerjen e maskave

12 Mars 2021

Marek Krajčí, Sllovaki. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen për blerjen e Sputnik V.

21 Mars 2021

Alfred Sauter, Gjermani. Ligjvënës i CDU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes, për korrupsion për blerjen e maskave.

28 Mars 2021

Igor Matovič, Sllovaki. Kryeministër. Jep dorëheqjen për blerjen e Sputnik V.

7 Prill 2021

Jan Blatný, Republikë Çeke. Ministër i Shëndetësisë. Shkarkohet pasi refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

12 Prill 2021

Tomáš Petríček, Republika Çeke. Ministër i Jashtëm. Shkarkohet pasi refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

13 Prill 2021

Rudolf Anschober, Austri. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen duke përmendur për shkak të problemeve shëndetësore si rezultat i mbingarkesës gjatë pandemisë.

14 Prill 2021

Vlad Voiculescu, Rumani. Ministër i Shëndetësisë. I shkarkuar nga puna pas rritjes së tensionit midis tij dhe kryeministrit.