HomeAktualitetBlog

Nga Ola Xama: Paguaj 5 euro kur jeton me 2 dollarë në ditë!

Nga Ola Xama: Paguaj 5 euro kur jeton me 2 dollarë në ditë!

Pyetje:

Po ai polici qe rrihej ne 21 janar nuk ishte bir, baba e vella?

Po ata qe i vinin flaken makinave ne ate kohe nuk bene akte vandale?

Apo kur i bente njera pale protestat e dhunshme ishte revolte e popullit, e sot qe i ben populli qenkan te politikes?

E kam ndjekur me vemendje te gjithe pjesen e tenderimit dhe nenshkrimit te kontrates per mirembajtjen e rruges se Kombit, 0 transparence. 

I bene disa here thirrje per bisedime nga ana e komunitetit qe jeton ne ate zone, e askush nuk i pyeti.

Kontrata kujdeset per cdo gje, qe nga te ardhurat shtese te koncesionarit per shfrytezimin e vendpushimeve ne rruge (pikave te karburantit) e deri se mbi cfare kufi do i jape para buxheti i shtetit per trafikun e munguar, vetem te perjashtimet nuk jane lodhur te shkruajne.

Thuhet vetem qe brenda 6 muajve te identifikohen perdoruesit e shpeshte te cileve i duhet bere ulje. Por sa do jete kjo ulje nuk dihet: 1% sa i leverdis koncesionarit apo 70% per ate qe kalon 30 here ne muaj e 50% per ate qe kalon 20 here?

Pastaj si eshte kjo pune keshtu, eja ti e paguaj 5 euro per 6 muaj rresht e pastaj te shohim?

Po ku ti gjeje ai kur 25% e popullsise ne ate zone jeton me 2 dollare ne dite?

Shqiptaret nuk jane vandale, se protesta dhune kemi pare e ne Greqi kur u rriten taksat, e ne France kur u rriten 0.2 cent cmimet e perimeve.

Me vjen keq te shoh qe ne vendin tim ka skena te tilla dhune si kjo e sotmja!

Por me e keqardhur jam kur shoh qe reagimi dhe bisedimet me popullin nga ata qe qeverisin (te gjithe, dhe ata qe kane qene me pare ne timon) vijne vetem pasi behen aktet e dhunes!

Nuk ka faj jetim, por nuk ka faj vetem nje pale, ka bashkefajtore!