Sali Berisha ka organizuar një tryezë me parti politike opozitare, shoqërinë civile dhe personazhe të ndryshme të jetës publike, me qëllim dhënien e zgjidhjeve dhe eventualisht shpëtimin e vendit.
Mes pjesëmarrësve spikasnin “pesha të rënda”, nga parti aleate me PD-në, si Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Fatmir Mediu. Nuk mungoi Pastori Akil Pano, i cili deklaroi se Rama po u rrëmben fëmijët shqiptarëve.
Ftesën e Berishës e refuzuan Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.
Më poshtë fotot nga tryeza “Zgjidhje për Shqipërinë”







