HomeAktualitetKryesore

“Ngjallet” Doris Pack, kërkon ndëshkimin e Fleckenstein: U kërkoi kandidatëve të PD të pranojnë mandatet, PE të marrë masa

“Ngjallet” Doris Pack, kërkon ndëshkimin e Fleckenstein: U kërkoi kandidatëve të PD të pranojnë mandatet, PE të marrë masa

Presidentja e Forumit të Plakave të PPE-së, Doris Pack me anë të një mesazhi në Twitter ka kërkuar që të merren masa ndaj raporterit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në rast se vërtetohen pretendimet se ai i ka kërkuar kandidatëve të PD-së të marrin mandatet e deputetëve.

Në mesazhin e saj, Doris Pack thekson se ky akt është i papranueshëm në favor të qeverisë socialiste.

Për Presidenten e Forumit të Grave të PPE-së, Parlamenti Europian duhet të marrë masa ndaj Fleckenstein nëse do të faktohen këto pretendime.

“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshën në favor te qeverisë socialiste.

Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.