HomeAktualitetKronike

Ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe! Dalin pamjet, polumbarët në kërkim të babait dhe djalit (Video)

Ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe! Dalin pamjet, polumbarët në kërkim të babait dhe djalit (Video)

Kanë dalë pamjet nga ngjarja tragjike në Malësinë e Madhe, ku humbën jetën babë e bir, për shkak se makina me të cilën po udhëtonin, u mor para nga ujërat e “Përroit të Thatë” në Bogë të Malësisë së Madhe.

Në makinë me dy fëmijët, policia reagon për ngjarjen e rëndë: Shpëton vajza, babë e bir i mori rrjedha e ujit

Në makinë ndodhej dhe vajza e vogël e viktimës, e cila për fat të mirë ka shpëtuar pasi “Përroit të Thatë” në Bogë të Malësisë së Madhe.

Pjetër Gjoka ka qenë duke udhëtuar në makinë me dy fëmijët e tij të mitur (vajzë dhe djalë) në momentin që mjeti është marrë nga rrjedha e ujit.

Siç shihet nga pamjet ekip[et shpëtuese ndodhen në vendngjarje, teksa po përpiqen të tërheqin makinën nga ujërat e vrullshme të përroit.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).