HomeAktualitetDebat

“Ngjarja është shumë më e rëndë sesa serviret”! Shpërthen juristi Romeo Kara për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe i drejton thirrjen urgjente prokurorisë: Siguria juridike është tronditur!

“Ngjarja është shumë më e rëndë sesa serviret”! Shpërthen juristi Romeo Kara për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe i drejton thirrjen urgjente prokurorisë: Siguria juridike është tronditur!

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas lajmit se SHÇBA ka nisur procedimin penal për dy zyrtarë të policisë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas juristit, ngjarja është shumë më e rëndë sesa i serviret opinionit publik. Ai bën thirrje që prokuroria të dalë nga skutat e psillëkut ku është zhytur dhe të hetojë në kompleks këtë krim terrori.

“Prokuroria te dale nga skutat e pisllekut dhe te hetoje ne kompleks kete krim terrori, duke perfshire ne investigim, organizatoret e terroristeve paramilitare te SMV-ve, vete keto struktura, suportuesit, nxitesit dhe frymezuesit e tyre.

Ngjarja eshte shume me e rende se sa serviret ne opinion dhe numri i veprave penale te konsumuara eshte i pabesueshem.

E gjithe siguria juridike dhe rendi kushtetues jane tronditur.”, shkruan Romeo Kara.