HomeAktualitet

Ngjarja në ish-Bllok, kapet shoku i shumëkërkuar i Ervin Matës

Ngjarja në ish-Bllok, kapet shoku i shumëkërkuar i Ervin Matës

Pas 2 muajsh në arrati, arrestohet Fabiol Alushi, një prej personave që u përfshinë në vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok.

Mësohet se Fabiol Alushi është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim pas përpasjes me armë në një lokal në ish-Bllok.

Në momentin e konfrontimit fizik që degjeneroi në përplasje me armë, Fabiol Alushi ishte në tavolinë me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe Mervjol Bilon, komandon që ishte njëkohësisht truprojë dhe kushëriri i këngëtares.

Fillimisht u tha se shkak për përplasjen me armë ishte një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, por hetimet vijojnë edhe në pista të tjera.