HomeAktualitet

Ngjarja në ish-bllok: Përmbushet profecia e gazetarit të madh, që kërkohet nga mafia

Ngjarja në ish-bllok: Përmbushet profecia e gazetarit të madh, që kërkohet nga mafia

Gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano në  librin e tij “Zero Zero zero” ka shkruar se ëndrra e gjitha femrave, ku lulëzon trafiku i drogës është që të bëhen modele ose këngëtare. Shumica prej tyre shfrytëzojnë linjat e trupit, për t’u lidhur me mafiozë, të cilët shpesh herë sponsorizojnë dhe karrierën e tyre.

E njëjta gjë po ndodhet edhe në Shqipëri dhe këtë e  tregoi më së miri ngjarja e djeshme, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Molla e sherrit ditën e djeshme u bë këngëtarja Elvana Gjata. Nëse bëni një xhiro në rrugët e zonës së ish- Bllokut, apo të pini një kafe në lokalet ku rrinë vipat do shikoni veshje, që kapnin vlerën e miliona lekëve.

Pikërisht këtë ka shkruar edhe  Saviano në librin e tij. Ai shkruan në këtë libër për kaibiles, forcat speciale të Guatemalës.

Thuhet se ushtarët më të dhunshëm në botë, u krijuan për ti dhënë lavdi Guatemalës, por u keq paguan dhe më pas, u kthyen në truprojat e pothuajse të çdo klani lider në tregtimin e kokainës në Amerikën Latine.

Nga kjo që treguam na vjen ndërmend ngjarja e djeshme, e cila tronditi kryeqytetin.

Duket sikur në  Saviano në librin e tij për historinë e kokainës, ka përshkuar me çdo shkronjë se çdo ndodhte në Shqipëri.

Në fund  të kësaj shpresojmë që vendi ynë mos të jetë një Gatemalë e dytë.

Kujtojmë, se koka e Roberto Savianit kërkohet nga mafia, pasi ai ka publikuar sekretet e tyre./ CNA.al