HomeAktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Përmbyset makina pranë Kopshtit Zoologjik, 1 viktimë nga aksidenti

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Përmbyset makina pranë Kopshtit Zoologjik, 1 viktimë nga aksidenti

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në Unazën e Madhe të kryeqytetit pranë Kopshtit Zoologjik.

Një makinë është përmbysur në rrugë, ndërsa mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë dhe shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit.