1-Irani ka kërcënuar Emiratet e Bashkuara Arabe se do të sulmojë qytetin portual Ras al-Khaimah nëse ishujt e saj të Gjirit vazhdojnë të sulmohen. SHBA ka hequr dorë përkohësisht nga sanksionet mbi naftën iraniane, që ndodhet aktualisht në det të hapur.
2-Ndërkohë IDF ka njoftuar se raketat e Iranit mund të godasin deri në Romë apo Paris.
3-Mediat në Iran: Shpërthime të fuqishme në bazën amerikane në Bahrein, por edhe në zona të tjera të vendit
4-Irani sulmon me raketa qytetin Dimona të Izraelit ku zhvillohet programi bërthamor, raportohet për 39 të plagosur
5-22 vende firmosin deklaratën e përbashkët për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
6-Presidenti i Iranit tregon 2 kushtet për t’i dhënë fund luftës: Ndalja e sulmeve nga SHBA-të e Izraeli dhe garanci për mos-përsëritjen e veprimeve agresive
7-Mossad mesazh në persisht popullit iranian: Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me industrinë bërthamore të Teheranit, ju lutemi na kontaktoni
8-SHBA heq sanksionet dhe lejon tregtimin e 140 milionë fuçive naftë iraniane të bllokuar në det
Irani miraton kalimin e anijeve japoneze në Ngushticën e Hormuzit

