HomeAktualitetKronike

Ngjarje tragjike në Lushnje: U paraqit në spital në gjendje të rëndë nga virozat, ndërron jetë 6-vjeçari

Ngjarje tragjike në Lushnje: U paraqit në spital në gjendje të rëndë nga virozat, ndërron jetë 6-vjeçari

Një 6 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes.

Fëmija ka ardhur nga qëndra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte. Fëmija shoqërohej nga gjyshi pasi jetonte me gjyshërit.

Sipas burimeve në spitalin e Lushnjes, fëmija vinte pas një mjekimi disa ditor në fshat sepse ishte duke kaluar një virozë dhe ka arritur në gjëndje të rëndë në pediatri.

Pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjëndjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë. Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator.

Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.