HomeAktualitetDebat

Ngjela tall avokatin i berishajve dhe Fazlliçit: Merr avokat nëse je në hall!

Ngjela tall avokatin i berishajve dhe Fazlliçit: Merr avokat nëse je në hall!

Studiout e Ora News çdo ditë mbushen me njerëz pa personalitet dhe pa asnjë lidhje me mediat dhe informimin.

Një nga këto është edhe ©enc Gjokutaj avokat i Berishajve dhe Fazlliçit i ciliu fut në debat me avokatin Ngjela duke u përplasur për vettingun. Sipas Gjokutaj vetingun po e bën politika, ndërsa sipas Ngjelës ky proces po bëhet nga ndërkombëtarët.

Pjesë nga debati

Gjokutaj: Që të shikojmë ne, se çfarë frutash do të japë reforma në drejtësi duhet të shikojmë raportin e saj me politikën. Ka ndryshuar raporti i politikës me drejtësinë për shkak të reformës?! Se nëse kjo politikë drejton reformën në drejtësi, sic po e drejton…

Zheji: Këtu ndahesh me avokatin. Avokati thotë që po e drejtojnë amerikanët

Gjokutaj: Po nuk do shkojnë ata të bëjnë gjyqin në sallë. Kjo politikë që e përdori drejtësinë, po kjo politikë po e bën vetingun

Ngjela: Si po e bën vetingun?! Në ONM nuk ka asnjë shqiptar. Që të gjithë kanë zbatuar kërkesën e ONM dhe ato që nuk i ka zbatuar, ONM i ka fituar në apel.

Gjokutaj: Kjo politikë që e përdori drejtësinë…

Ngjela: Pse i gënjen njerëzit, nëse je në hall gjej një avokat.

Gjokutaj: Kush është në hall mo