HomeAktualitetSport

“Ngrihet në këmbë Michael Shumacher pas 5 vite në koma”, gazeta zvicerane zbulon të vërtetën për gjendjen e kampionit

“Ngrihet në këmbë Michael Shumacher pas 5 vite në koma”, gazeta zvicerane zbulon të vërtetën për gjendjen e kampionit

Gjëndja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, sa vjen e po përmirësohet akoma dhe më tepër.

Sipas të përditshmes zviceriane “Blick”, Michael Schumacher ka qenë i vetëdijshëm gjatë transferimit të tij me ambulancë nga spitali i Grenoblës në qendrën e rehabilitimit të Spitalit Universitar të Lozanës.

Në shkrimin e gazetës zviceriane thuhet se shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 gjatë udhëtimit me ambulancë i ka mbajtur hapur sytë, ku edhe pse nuk fliste, ai komunikonte me lëvizje të lehta.

Gjithashtu, gazeta zviceriane “Blick” shkruan se personeli i ambulancës ka dorëzuar telefonat për të siguruar privatësinë, ndërsa shton se Schumi dukej se kishte humbur peshë.

Michael Schumacher po lufton prej 5 vitesh me vdekjen pas një aksidenti të pësuar në vitin 2013 duke bërë ski, kur ai ra dhe goditi kokën e tij në shkëmb duke mos u përmendur më që prej asaj ditë.