HomeAktualitet

Ngushtohet laku për Metën: Gazetari i njohur pyetet për CEZ-DIA-n në SPAK! Romeo Kara parashikon fatin e ish-presidentit: I ka vënë kapakun…

Ngushtohet laku për Metën: Gazetari i njohur pyetet për CEZ-DIA-n në SPAK! Romeo Kara parashikon fatin e ish-presidentit: I ka vënë kapakun…

Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferen CEZ-DIA, shprehet se gazetari Fatos Mahmutaj përmes intervistës me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë, ka fakte dhe prova që implikojnë Ilir Metën. Sipas juristit, Mahmutaj është marrë në pyetje për të bërë verifikimin e intervistës.

“Mendoj se është për Cez Dia-n. Është një pjesë shumë e rëndësishme e atij procesi. Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë. Besoj po bëhet verifikimi i intervistës që ka bërë.

Hetimet ndodhen në fazën që po verifikohen sa të vërteta dhe të qenësishme janë faktet dhe provat. Po avancohet në fushën e investigimit. Besoj se jemi në momentet e fundit të investigimit”, tha avokati Kara.