HomeAktualitetKryesore

Nikoll Leh(s)i ka dy ditë që ulëret: Kërkoni falje! “Ilir Meta i’u paralajmëroi që në korrik për tërmetin apokaliptik, tani rrini qani viktimat!

Nikoll Leh(s)i ka dy ditë që ulëret: Kërkoni falje! “Ilir Meta i’u paralajmëroi që në korrik për tërmetin apokaliptik, tani rrini qani viktimat!

Ditën e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Ilir Meta në daljen e parë për mediat, tha se ai e kishte paralajmëruar atë.

Ndërsa organi i tij jozyrtar, “Koha Jonë”, prej dy ditësh shkruan se Meta u tall nga Qeveria për paralajmërimin e tij, dhe sipas saj, atij i duhet t’i kërkohet falje që nuk e dëgjuan.

Ja çfarë shkruan Nikoll Le(h)si në Kohën që i ka ikur koha dhe vlenë vetëm për WC e LSI në këto ditë të vështira për vendin:

“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues do të godiste Shqipërinë.

Këtë letër, kreu i shtetit, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë sizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.

Megjithatë atë kohë mediat pro Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit, mbase edhe për shkak të raporteve të ftohura si pasojë e përplasjeve në mes të Partisë Socialiste dhe LSI-së e cila kishte bërë koalicion me PD-në e Lulzim Bashës.

Gazeta “Shqiptarja”, kishte nxjerrë letrën për publikun duke e cilësuar si një gafë dhe çmenduri të Ilir Metës.

“Gafa e rëndë, çmendet Meta, lëshon alarmin, tërmet apokaliptik në Shqipëri”, ishte titulli i kësaj gazete.

Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘tëitter’, vetëm dy ditë pas.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.

Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.

Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve”