HomeAktualitet

Nikoll Lesi pas “divorcit” me Metën, epope për Edi Ramën: Shqipëria shumë e vogël për një lider plot vizion si ai

Nikoll Lesi pas “divorcit” me Metën, epope për Edi Ramën: Shqipëria shumë e vogël për një lider plot vizion si ai

Gazeta Koha Jonë e Nikollë Lesit ka publikuar një editorial ku flitet për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të strehuar një pjesë të afganëve që po largohen prej vendit të tyre.

Për Lesin, Rama po vepron drejt pasi po dëshmon virtytet e shqiptarëve.

Nga ana tjetër, ai thotë se po vijnë vetëm intelektualë që duhet të marrin pasaportë shqiptare për të lëvizur lirshëm.

Ndërkohë, në editorial thuhet se “Shqipëria është shumë e vogël për një lider plot vizion si Edi Rama dhe se ai duhet të drejtojë institucionet më të larta europiane”.

Nikoll Lesit i duhej të kalonte disa vite dhe një ftohje e marrëdhënieve të tij me Ilir Metën, që të kuptonte madhështinë e Ramës. Por siç thotë populli: Më mirë vonë se kurrë!

Të gjithë libidon e tij botuesi e përshkruan tek editoriali; Afganët, veprim njerëzor apo diplomatik i Ramës?, të cilin mund të ndiqni tek media “Koha Jonë”.