HomeAktualitetDosja X

Skandali i SPAK avokati i shtetit në rolin e avokatit të privatit! Nis gjyqi ndaj Arben Ahmetajt te Gjykata e Posaçme, nën akuzë për “shpërdorim detyre” në dosjen “Buka sha”

Skandali i SPAK avokati i shtetit në rolin e avokatit të privatit! Nis gjyqi ndaj Arben Ahmetajt te Gjykata e Posaçme, nën akuzë për “shpërdorim detyre” në dosjen “Buka sha”

Gjykata e Posaçme çeli të mërkurën procesin gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahemtaj, i pandehur për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Buka sha”.

Prokurorët e SPAK lexuan kërkesën për gjykim dhe listën e dëshmitarëve të kërkuar për të provuar akuzën. I pari dëshmitar i kërkuar nga SPAK është Lirim Fejzollari.

Ish-zëvendëskryeministri u kallëzua në SPAK nga biznesmeni që kishte në pronësi pikërisht shoqërinë “Buka” sh.a.

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për shkelje të ligjit teksa mbante detyrën e Ministrit të Financave, gjatë procedurës së privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore “Buka sha” duke kaluar në favorin e shtetit rreth 700 mijë dollarë, ndërsa SPAK si prokurori që mbron interesat e shtetit, ashtu si për barazinë në tendera është kthyer në mbrojtje të një subjekti privat në dëm të shtetit, duke bërë turpësisht dhe në menyrë skandaloze antishtetin palë me avokatin e subjektit.