HomeKryesoreKronike

Nis hetimi për prokuroren e dashur të Adriatik Llallës dhe burrit të saj! Gashi-Gina në hetim për disa vepra penale

Nis hetimi për prokuroren e dashur të Adriatik Llallës dhe burrit të saj! Gashi-Gina në hetim për disa vepra penale

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina janë marrë si të pandehur për akuzën e refuzimit për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.

Pas këtij veprimi kryeprokurorja Arta Marku i ka pezulluar të dy nga detyra. Mësohet se dy bashkëshortët do të qëndrojnë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe gjykimit të çështjes.

Pezullimi i znj. Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorë Gina-Gashi, do të pezullohen deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.