HomeAktualitetKryesore

Nis mbledhja për krijimin e SPAK/ KLP iu lë dy javë kohë prokurorëve që të aplikojnë

Nis mbledhja për krijimin e SPAK/ KLP iu lë dy javë kohë prokurorëve që të aplikojnë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për hapjen e garës për vendet vakante për Prokurorinë e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dhënë afat dy javë të gjithëve prokurorëve në vend që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK, ose Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion. Sipas ligjit afati për t’u bërë pjesë e SPAK është minimumi 2 javë kohë.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda dy javësh.

“Emërimi i prokurorëve për prokurorinë e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen edhe me postë. Ligji parashikon afat dy javor për dorëzim të dokumenteve”- u shpreh kreu i KLP.