HomeSport

nis Mehmeti kërkohet me ngulm nga pretendentët në Angli, Premier Ligë nuk është thjesht një ëndërr

nis Mehmeti kërkohet me ngulm nga pretendentët në Angli, Premier Ligë nuk është thjesht një ëndërr

Ipsuiç është vendosur pas Anis Mehmetit, që bën pjesë te rivalët e Bristol Sitit në Championship. Klubi anglez është pretendent për t’u rikthyer në Premier Ligë, për këtë mendon që të përforcojë sulmin me Mehmetin.

Kontrata e mesfushorit me tipare sulmuese përfundon pas këtij sezoni. Bristol Siti nuk ka arritur të sigurojë rinovimin me 25-vjeçarin, për këtë edhe mund të mos rezistojë ndaj një oferte tunduese.

Premier Ligë nuk do të ishte thjesht një ëndërr më pas për Mehmetin. Ky interesim i papritur, që mund ta kalojë tek Ipsuiç, shton shanset për të luajtur në elitën e futbollit anglez.

Ipsuiç është më konkurrues se Bristol Siti. Aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe me dy pikë më pak se vendi i dytë, që siguron direkt ngjitjen në Premier Ligë.