HomeAktualitetKronike

Nis në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e Erion Veliajt, kryebashkiaku mungon

Nis në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e Erion Veliajt, kryebashkiaku mungon

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 16 persona të tjerë e 12 shoqëri. Në seancë i pranishëm është prokurori i çështjes Ols Dado ndërsa mungon Altin Dumani.

Veliaj përfaqësohet në seancë nga ish-deputeti i PS, avokati Plarent Ndreca ndërsa vetë ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm derisa sa të përfundojë së lexuari dosjen 60 mijë faqe që iu dërgua në qelinë e paraburgimit në Durrës, rreth 1 muaj më parë, 1 vit pas arrestimit.

Ndërkohë gjykata ka kërkuar dhe prezencën e policit të burgut të Durrësit, Fatjon Baci, i cili është shoqëruar nga Policia e Burgjeve për në Gjykatën e Posaçme. Baci akuzohet se i dha telefonin e tij kryebashkiakut Veliaj gjatë një shoqërimi për në GJKKO. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Bacit, Artan Simoni.

Sakaq, GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit nga seanca e kaluar e mbajtur më 1 prill deri më sot, për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Elban Abule. ta janë të vetmit nga 30 të pandehur, përfshirë shoqëritë, me masa sigurie, Veliaj arrest në burg, dhe Abule, në shtëpi.

Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.