HomeAktualitetDebat

Nis përballja në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Metës, administrohen provat: Presidenti shkeli kompetencat

Nis përballja në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Metës, administrohen provat: Presidenti shkeli kompetencat

Sapo ka nisur përballja e parë në Gjykatën Kushtetuese mes Presidentit të vendit, Ilir Meta dhe kryeministrit, Edi Rama. Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

TCH mëson se përfaqësuesja e Këshillit të ministrave Elira Kokona është shprehur se “Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit”, ndaj dhe kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Zbardhet debati i plotë në seancë:

RELATORJA e gjykatës kushtetuese: Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm, duke arsyetuar se ka mungese përvoje.

Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm.

Presidenti ka penguar kryeministrin në ushtrimin e detyrave të tij.

Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Pëfaqësuese e qeverisë: përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave

KOKONA: Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve.

I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin.

Presidenti ka tagër kushtetues për të bërë vlerësim të emrit që propozohet për Ministër, por s’ka tagër për të refuzuar dekretimin.