HomeAktualitetBota

Nis vaksinimi në SHBA, “Pfizer” kryen injektimi e parë në SHBA

Nis vaksinimi në SHBA, “Pfizer” kryen injektimi e parë në SHBA

Pfizer dhe partneri i saj BioNTech ditën e djeshme kanë bërë kërkesë për autorizimin e vaksinës anti-Covid në SHBA.

Do të jetë detyra e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të vendosë nëse vaksina është e sigurt të përdoret gjerësisht në popull apo jo.

Qeveria e SHBA pret të miratojë vaksinën në gjysmën e parë të dhjetorit, ndërkohë që nuk është ende e qartë se sa kohë do t’i duhen autoriteteve që ta miratojnë.

Të dhënat nga një provë e avancuar treguan se vaksina mbron 94% të të rriturve mbi 65 vjeç. Ndërkohë, studimi përfshiu 41,000 njerëz në të gjithë botën, ku vetëm gjysmës iu dha vaksina.