HomeAktualitetDebat

Nishani e thotë hapur: Basha edhe 20 vite të jetë në krye të PD-së nuk e rrëzon dot Ramën

Nishani e thotë hapur: Basha edhe 20 vite të jetë në krye të PD-së nuk e rrëzon dot Ramën

Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas rezultatit të dobët në zgjedhje.

Sipas Nishanit, Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

“Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama. Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson.

Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nëse do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqiptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndrrat e shqiptarëve”, tha Nishani i ftuar në një studio televizive.