HomeAktualitetDebat

Nishani përgëzon protestuesit që rrahën bab e bir dhe këta të fundit që mbajtën dajakun: Sakrificat e tyre kanë shumë vlerë

Nishani përgëzon protestuesit që rrahën bab e bir dhe këta të fundit që mbajtën dajakun: Sakrificat e tyre kanë shumë vlerë

Bujar Nishani ka bërë një shkrim ku ka komplimentuar dy “heronjtë” e Partisë Demokratike Ymer Çela dhe djalin e tij Erjon Çela të cilët u rrahën me shufra hekuri nga protestuesit gjatë tubimit të opozitës.

Nishani përgëzon protestuesit që rrahën bab e bir dhe ata që mbajtën dajakun, ku shton se sakrificat e tyre kanë shumë vlerë.

Ai ka ofruar publikisht mendimet e tij për shqiptarët, ku ka nxjerrë përfundimet se populli është i vjedhur deri në palcë.

“Populli opozitar gjithmonë e më i shumtë në numër vijon protestat masive kundër korrupsionit dhe vjedhjes masive qeveritare, e cila ka mbërritur në nivelet ku nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

Populli nuk pranon të pajtohet me modelin ku k.rimi i organizuar komandon pushtetin politik, grabit atë ekonomik, blen atë mediatik, ku shteti është i kapur nga bandat dhe pushteti e kështu vendos drejtësinë në shërbim të bandave.

Rregjimi përgjigjet me d.hunë barbare ! Populli nuk ndalet, ai nuk do të mundet dot të ndalet.

Avokatia dhe adhurimi për politikën e bërë njësh me k.rimin e organizuar, me pushtetin që paguan fobinë ndaj një populli të vjedhur deri në palcë po pakësohen çdo ditë e më shumë. Sakrificat kanë vlerë”, shkruan Bujar Nishani.