HomeKronike

Një 29-vjeçare nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Itali

Një 29-vjeçare nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Itali

Një 29-vjeçare nga Shqipëria ka ndërruar jetë pas një muaji e shtruar në spital në Itali.

Floriana Skenda nënë e dy djemve iu nënshtrua një operacioni në datën 29 qershor në spitaline  Fidenzas pas një sëmundje inflamatore. Por që prej asaj dite, për nënën shqiptare filluan peripecitë që i kushtuan jetën.

29-vjeçarja iu nënshtura edhe dy operacioneve të tjera dhe qëndroi e shtruar në spitalin Vaio. Sot zemra e saj pushoi së rrahuri.

Floriana Skenda jetonte me bashkëshortin dhe dy djemtë në Fontevivo. E lindur në Shqipëri, ajo kishte shkuar në Itali në moshën 7-vjeçare.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar kartelat mjekësore në të dyja spitalet dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes. Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas rreth një jave.