HomeAktualitet

Një ditë pas ultimatumit të Arta Markut, arrestohen disa zyrtarë të lartë të shtetit

Një ditë pas ultimatumit të Arta Markut, arrestohen disa zyrtarë të lartë të shtetit

Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 10 persona për falsifikime. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka.

Të njëjtat burime saktësojnë se skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Do të jetë prokurori Afrim Shehu dhe Alfred Çepe Drejtor Vendor i Pol Durrës dhe Hekuran Bregu Shef Sektori të Krimi Ekonomik në  konferencë në orën 10:00.