Vota e gjyqtarit Gent Ibrahimi, për rrëzimin e kërkesës së qeverisë, në rastin Balluku, ishte ajo që bëri kthesën, dhe ndryshoi gjithçka duke i hequr nga duart “fitoren”, kryeministrit Edi Rama. Ndarja e barabartë mes anëtarëve të Kushtetueses, 4 me 4, bëri që gjykata të mos arrinte dot të dilte me një vendim për kërkesën e shfuqizimit të pezullimit të numrit dy të qeverisë. Situata mbeti e pandryshuar: konflikti qeveri-gjyqësor nuk mori zgjidhje, ndërsa Balluku mbeti e pezulluar.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese, vendosi heqjen e masës së vendosur nga GJKKO për pezullimin e anëtares së qeverisë, deri në shprehjen e saj me një vendim përfundimtar. Në këtë rast, vendimi u mor me votat e 5 gjyqtarëve: Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Gent Ibrahimi. Në krahun tjetër, kundër ishin shprehur Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi. Një ndarje e tillë, dukej si parathënie e asaj që do të pasonte dhe në vendimin përfundimtar.
LEXO edhe…
Vendimi i Kushtetueses për pezullimin, Balluku pret Apelin! Kuvendi duhet t’i përgjigjet SPAK për kërkesën për arrest
Por në të kundërt, vota e Gent Ibrahimit, solli një ndryshim jo thjesht numerik. Në momentin e vendimit, ai ndryshon qëndrim duke votuar kundër Qeverisë dhe kështu vota nga 5-3 që ishin shkojnë 4-4. Vendosja e baraspeshës, kur Gjykata është me 8 anëtar, i dha votës së tij një fuqi vendimtare për të gjithë çështjen. Pamundësia për të dalë me një vendim me shumicë, favorizoi në fakt GJKKO-në duke konfirmuar pezullimin nga funksionet të Belinda Balluku. Pse Genti Ibrahimi ndryshoi qëndrim?
Por dhe në krahun tjetër, mes votave që ishin pro heqjes së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres, habiti, ajo e gjyqtares Sonila Bejtja. E afërt me opozitën, për shkak të bashkëshortit të saj, i cili drejton Syri Tv, televizionin e familjes Berisha, ajo nuk u rreshtua krah Ibrahimit, por doli në mbrojtje të Ballukut.
Gjyqtarë pro Ramës
Sonila Bejtja
Marjana Semini
Fjona Papajorgji
Sandër Beci
Gjyqtarë pro SPAK
Gent Ibrahimi
Asim Vokshi
Marsida Xhaferllari
Ilir Toska

