HomeMetro

Një polic shumë i kërkuar: Mbron femrat nga ngacmimet seksuale (Foto)

Një polic shumë i kërkuar: Mbron femrat nga ngacmimet seksuale (Foto)

Është bërë shumë i kërkuar në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm për këshillat e tij për shëndetin, por për luftën e tij kundër femrave të ngacmuara seksualisht.

Mina Samir, një polic egjiptian nga Kajro, i pasionuar pas body building, e gjeti veten rastësisht të famshëm.

Agjenti muskulor e nisi “karrierën” e tij në rrjetet sociale, duke shpërndarë në Facebook këshilla për fitnessin dhe ushqyerjen.

Ndërkohë privatisht nisi të marrë kërkesa për ndihmë për rastet e ngacmimeve seksuale ndaj femrave.

Ai nuk u tërhoq mbas, përkundrazi, ka ndërhyrë në shumë raste me sukses, madje ka çuar në pranga jo pak persona