HomeAktualitetDebat

Një pyetje për Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD-së në Elbasan: Kush ia organizoi takimin Salianjit?

Një pyetje për Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD-së në Elbasan: Kush ia organizoi takimin Salianjit?

Debati më i madh sot në PD është se i kujt është Suel Çela, personazhi më i kërkuar i botës së krimit në Elbasan.

Disa akuzojnë Flamur Nokën se ishte bashkëpunimi i tij me Çelën, ai që bëri dikur të mundur mbledhjen e firmave për Foltoren e parë të Berishës në Elbasan.

Ndërsa tani është Flamur Noka ai që akuzon Ervin Salianjin se ishte Suel Çela ai që i mblodhi njerëzit në takimin e ish-deputetit demokrat në Elbasan.

Në fakt, në këtë rast duhet të flasë drejtuesi politik i qarkut Elbasan dhe kryesuesi i listës së PD-së në këtë qark, Tomor Alizoti, i cili ka punuar në fushatën e 11 Majit në atë qark dhe i njeh strukturat dhe njerëzit e PD-së.

Alizoti duhet të dalë dhe të thotë nëse ata njerëz që kishte mbledhur ditën e martë Ervin Salianji janë struktura të PD-së dhe demokratë apo janë njerëz të paguar dhe të mbledhur në atë takim nga Suel Çela.

Me këtë rast, i jep edhe një kontribut të madh zhvillimeve në PD dhe qartëson demokratët ashtu siç ai di të qartësojë.