HomeKronike

Një tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë

Një tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter “shkundi” ditën e sotme, rreth orës 18:53 provincën Balikesir në Turqinë veriperëndimore.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin Sindregi, ndërkohë që lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonet e Marmarasë dhe Egjeut, duke arritur deri në Stamboll dhe në brigjet e Egjeut lindor dhe verior.

Si pasojë është shembur një ndërtesë, ndërkohë që vetë ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, doli në një konferencë për shtyp dhe njoftoi se me dhjetëra persona kanë zbarkuar në terren dhe janë duke monitoruar zonat e prekura.

“Deri më tani, nuk ka asnjë pamje negative”, tha ai, duke shtuar se forcat e mbrojtjes civile dhe autoritetet lokale janë në gatishmëri për t’u përballur me çdo pasojë.

Mediat turke transmetuan imazhe dhe video të banorëve që dolën në rrugë, nga frika e lëkundjeve të mëvonshme, ndërsa dridhja sizmike u ndje edhe në ishujt e Egjeut verilindor. Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar.