HomeAktualitetDebat

“Një tjetër histori fantastike”, kryeministri Rama publikon videon mbresëlënëse dhe na prezanton me Kristaqin: I mençur dhe i dashuruar me vendlindjen e tij!

“Një tjetër histori fantastike”, kryeministri Rama publikon videon mbresëlënëse dhe na prezanton me Kristaqin: I mençur dhe i dashuruar me vendlindjen e tij!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një tjetër histori të suksesshme.

Teksa poston një video mbresëlënëse, Rama na njeh me Kristaqin nga Përmeti, i cili sëbashku me bashkëshorten dhe djalin e tij e kanë shndërruar banesën e tyre 120-vjeçare në një bujtinë pritëse për turistët. Një zgjedhje mjaft e zgjuar kjo që iu gjeneron të ardhura për familjen e tyre.

“Ja një tjetër histori fantastike e shqiptarëve të zakonshëm që me punë të jashtëzakonshme i japin një tjetër frymëmarrje fshatrave tona.

Në fshatin Bual të Përmetit, vendi më i mirë për të bujtur një natë e më shumë, është shtëpia 120 vjeçare, monument kulture, e Kristaqit, një përmetar i mençur, i dashuruar me traditën e vendlindjes së tij.

Tre vite më parë, bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij, pritën turistët e parë dhe sot “Traditional Guest House”, është një sipërmarrje që gjeneron të ardhura për ekonominë e tyre familjare”, shkruan Rama krahas videos.