HomeAktualitet

‘Një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga PD përfundoi me sukses’… Kardhiq-Delvinë: Një realitet edhe për ata që nuk na besonin

‘Një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga PD përfundoi me sukses’… Kardhiq-Delvinë: Një realitet edhe për ata që nuk na besonin

“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses.

Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për zhbllokimin e projektit, sigurimin e financimit dhe hapjen e kantiereve në vitin 2018.

Më pas vëmendje e vazhdueshme, punime intensive e tashmë rruga Kardhiq-Delvinë është një realitet edhe për ata që nuk na besonin!

Një arterie e re qe i jep frymemarrje turizmit të Sarandës, i jep përspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën”