HomeKronike

Një tjetër shqiptar vritet në Siri. Zbulohet emri (Foto)

Një tjetër shqiptar vritet në Siri. Zbulohet emri (Foto)

Një i ri shqiptar nga Shkupi është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup.

Në fillim të vitit 2014, E. Iseni në atë kohë 19-vjeçar, kishte shkuar dhe i ishte bashkëngjitur luftës në Siri.

Image

Lajmin për vdekjen e tij, familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.

Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 janë vrarë në luftimet e përgjakshme të Sirisë.