HomeAktualitet

Një tjetër vend i BE mbështet “Open Balkan”: Bashkëpunimi rajonal jetik për lidhje më të ngushta me Europën

Një tjetër vend i BE mbështet “Open Balkan”: Bashkëpunimi rajonal jetik për lidhje më të ngushta me Europën

ranca bëhet vendi i radhës që mirëpret iniciativën “Open Balkan” të nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Një burim diplomatik francez i ka thënë “Gazeta Express” se Franca e mbështet këtë iniciativë pasi ofron mundësi që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëjë përparim në zhvillimin ekonomiko-social.

Gjithsesi, Francak kërkon që “Open Balkan” të jetë e koordinuar me Procesin e Berlinit.

‘’Ne mbështesim fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, që është jetik për zhvillimin ekonomiko-social dhe për lidhje me të ngushta me Evropën.

Në këtë kontekst, iniciativa Open Balkan e nisur më 29 korrik 2021 nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ofron një mundësi të mirëpritur për të bërë përparim në këtë drejtim, me kusht që të jetë e koordinuar me punën në vazhdim e sipër në kuadër të Procesit të Berlinit – punë e cila duhet të avancojë në prag të Samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor.’’- deklaroi diplomati francez.