HomeAktualitetDebat

Njiheni me Mirel Mërtirin, Klodian Zoto e Stela Gungalljan? Debate të ashpra në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Veliaj tregon ku i ka parë pronarët

Njiheni me Mirel Mërtirin, Klodian Zoto e Stela Gungalljan? Debate të ashpra në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Veliaj tregon ku i ka parë pronarët

Komisioni i Hetimit për çështjen më të nxehtë të momentit për aferën e inceneratorëve ka nisur edhe ditën e sotme mes debateve dhe tensioneve. Kryetarja e Komisionit të Hetimit, Jorida Tabaku, ka thirrur si dëshmitar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Debati në komision:

– A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

Veliaj – E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.

– A keni bërë udhëtime me ta?

Veliaj – Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.

– A keni pasur komunikim me telefon?

Veliaj – Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.