HomeAktualitet

“Non grata” Berisha i zhgënjyer nga Ilir Meta e akuzon publikisht: Shkeli Kushtetutën!

“Non grata” Berisha i zhgënjyer nga Ilir Meta e akuzon publikisht: Shkeli Kushtetutën!

Sali Berisha ka dalë kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të pranuar dorëheqjen e Bajram Begajt nga postet ushtarake.

Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se kresidenti e humb fuqinë për të dekretet në momentin që është jashtë vendit.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, kryetar shteti, është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës.

Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës.

Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën.

Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.