HomeAktualitetKryesore

Nora Malaj e LSI, nga lotët tek v.rasja: Le të v.desin edhe qytetarët

Nora Malaj e LSI, nga lotët tek v.rasja: Le të v.desin edhe qytetarët

Ndonëse kanë kaluar tre orë nga nisja e protestës së opozitës, situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Ish-deputetja Nora Malaj shfaqet tepër e irrituar me kryeministrin Rama pas gazit lotsjellës që u hodh për të disatën herë nga policia.

Sipas Malajt, opozita është e gatshme të sakrifkojë gjithçka dhe siç u shpreh ajo, “le të vdesin edhe qytetarët”.

Ndërkohë në moment ka ndërhyrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila e ka justifikuar para kamerave.

“Zonja Nora është pak e irrituar për shkak të gazit, por unë nuk do doja kurrësi që të vdesin qytetarët”, tha Kryemadhi duke theksuar se kjo nuk është një luftë për pushtet.