HomeMetro

“Nuk do e fus Luizin”, Olta ka treguar kë do çoj në nominim nga avantazhi i zarfit të kuq (Video)

“Nuk do e fus Luizin”, Olta ka treguar kë do çoj në nominim nga avantazhi i zarfit të kuq (Video)

Si fituese e garës së djeshme, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq për Oltën. Olta, Kristi dhe Maestro po spekulojnë se çfarë mund të ketë përmbajtja e zarfit.

Kristi shprehet se përmbajtja e zarfit të kuq, i jep Oltës një avantazh shumë të madh për lojën. Maestro i tha asaj të “këpusë perin” atje ku duhet.

Olta shprehet se nëse përmbajtja e zarfit të kuq do të jetë si e dy zarfave të mëparshëm, ajo do të fusë Kristin në një nominim 3-sh. Kështu ajo nuk do të përdor Luizin si lojtar të fortë, për të larguar atë që ajo do, por Kristin.

Sipas saj në këtë mënyrë, Kristi fiton më shumë fuqi.