HomeAktualitet

“Nuk e kam takuar, por qenka burrë me mend”! Monika Kryemadhi befason me atë që thotë për kandidatin për kryetar bashkie të Berishës: Është nga fisi im, ata shquhen për…

“Nuk e kam takuar, por qenka burrë me mend”! Monika Kryemadhi befason me atë që thotë për kandidatin për kryetar bashkie të Berishës: Është nga fisi im, ata shquhen për…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në një deklaratë për media se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të LSI dhe suportuesve që të votojnë për kandidatët më të mirë në këto zgjedhje, pasi sipas saj, kanë të bëjnë me jetën e tyre dhe jo me jetën politike.

“LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet të rithemelimit. Skema e primareve duhet vlerësuar nga të gjitha partitë politike. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë.

Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.