HomeAktualitetDebat

“Nuk është problemi tek polici”! Erion Braçe publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin dhe reagon për incidentin e gazetares Anila Hoxha

“Nuk është problemi tek polici”!  Erion Braçe publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin dhe reagon për incidentin e gazetares Anila Hoxha

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për incidentin e gazetares Anila Hoxha me efektivin e policisë, i cili e shty dhe rrezikoi ta hidhte në greminë gazetaren.

Braçe shkruan se nuk është zgjidhja tek heqja e një polici, por së pari tek mënyra jonë e të menduarit dhe të sjellurit me pushtetin.

Postimi i plotë:

PO NUK ESHTE PROBLEMI TEK KY POLIC, TEK NJE POLIC!

Problemi eshte ne kulturen tone…kur pushtetin e kujtojme fuqi mbi me te dobtin, jo sherbim publik per te!

E shohim nga lart poshte per ta shtypur, jo per ta ndihmuar!

Kur punen e tjetrit nuk e duam, nuk e respektojme, nuk e cmojme, nuk e lehtesojme, nuk e mbrojme, vecanerisht kur tjetri-gazetari posacerisht, eshte aleati qe mbeshtet apo kritiku qe te korrigjon, kurre armiku ne nje beteje per ligjshmeri e drejtesi qe eshte interesi i te gjitheve!

DUHET TE NDRYSHOJME TE MENDUARIT, TE SJELLURIT NE E ME PUSHTETIN, JO THJESHT HIQ E VERE POLICIN!