HomeAktualitetKronike

Nuk fitoi dot betejën me COVID-19, ndahet nga jeta Drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhinieri Agron Hysenlliu

Nuk fitoi dot betejën me COVID-19, ndahet nga jeta Drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhinieri Agron Hysenlliu

Është ndarë nga jeta Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu. Prej disa ditësh ai kishte hyrë në intubim në Spitalin Infekitv, ku fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën më COVID-19.

Lajmin e ka dhënë Bashkia Tiranë, e cila i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimës.

Mes të tjerash, institucioni shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Hysenlliu u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare.

Statusi i plotë:

Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik.

Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë.