HomeAktualitet

“Nuk hamë të gjithë te Nusreti”! Rama i përgjigjet për herë të parë aktorit të njohur Florian Binaj

“Nuk hamë të gjithë te Nusreti”! Rama i përgjigjet për herë të parë aktorit të njohur Florian Binaj

Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në Parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion, Sali Berisha vijon t’i shpallë “luftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet nga mandati, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend duke i hapur luftë dhe Lulzim Bashës.

Gazetari Arian Çani e ka pyetur kryeministrin Rama se kush dëshironte të fitonte mes Bashës dhe Berishës.

Pjesë nga intervista

Rama tha se nuk është dilema e tij.

Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?

Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër rritje së çmimit të energjisë dhe naftës.

Teksa u ndal te fotomontazhi i shpalosur nga aktori i humorit Florian Binaj, ku Rama paraqitej si Nusreti, kryeministri tha:

“Mund të kishte vënë trupin e vet me kokën time, sepse trupin nuk e ka goditur!”, tha Rama sot në emisionin “Zonë e Lirë”.