HomeKuriozitet

“Nuk kisha parë kurrë një rast të tillë”! (Video)

“Nuk kisha parë kurrë një rast të tillë”! (Video)

Një luaneshë pati një zgjim thuajse të pabesueshëm nga një luan mashkull, që u afrua me aq lehtësi dhe e ngacmoi pak. Femra po flinte në Maasai Mara në Kenia, kur njëri nga meshkujt në tufën e saj filloi ta vërente. Më pas, ai eci me aq lehtësi drejt saj, duke e befasuar me kafshimin e lehtës në pjesën e shpinës.

Femra u ngrit e traumatizuar dhe sulmoi mashkullin e saj, por përleshja nuk zgjati shumë pasi “mbreti i xhunglës” preferoi të tërhiqej.

Udhëzuesi i Safarti, Joshua Loonkushu, i cili realizoi filmimin, zbuloi se në 8 vitet e tij të udhëzimeve nuk kishte parë kurrë një rast të tillë.

“Unë nuk mund të imagjinoj se luani mashkull do të sillej kështu! Ai u ngrit dhe vazhdoi të ecte drejt luaneshës, pothuajse fshehurazi”.

“U thashë vizitorëve të mi se kemi diçka mjaft interesante këtu. Në 8 vitet e mia si udhëzues, ky ishte rasti i parë i këtij lloji! Kurrë nuk kam parë diçka si kjo”.